E rëndë/ Nëna hidhet nga pallati bashkë me fëmijën

Tronditëse në Vlorë, hidhet nga pallati një grua 35 vjeçe bashkë me fëmijën e saj 2 vjeç.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi kriminal, ndërsa kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

Informacionet e para thonë se gruaja dhe fëmija ndodhen në spital, në gjendje të rëndë për jetën.