Ish Miss Albania Valbona Selimllari është bosja kryesore që po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës për rritjen e çmimit të vajit, duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë në kurriz të qytetarëve, sidomos të pensionistëve dhe familjeve të varfëra.
Selimllari, e cila është rrahur kohë më parë nga bashkëshortja e Ben Blushit, për motive që do t’i sqarojmë në vijim, është aksionere kryesore e kompanisë së vajit PDF.
Kompania, sot më e madhja në vend, mbulon 24 % të tregut, edhe pse është themeluar në vitin 2018.
Ish misi i ka blerë 60 % të aksioneve në kompaninë më të madhe të vajit në muaj shkurt 2022, për një shumë qesharake.
Dhe menjëherë dyshohet se ka nisur të abuzojë me çmimin, pasi një litër vaji nga më pak se 200 lekë që ishte, u rrit deri në 400 lekë.
Selimllari dyshohet se ka arritur një pazar me tregtarët e tjerë duke fiksuar rritjen e çmimit të vajit në kurriz të qytetarëve.
Selimllari ka një lidhje të gjatë me vajin. Ajo ka qenë imazh i kompanisë më të madhe të vajit Olim, ku krijoi edhe një lidhje me pronarin Artan Mene, i cili është edhe pronar i City Park dhe Deka. Mene besohet se është babai i tre fëmijëve të Selimllarit.