E rrallë, lejoi shpërndarjen e narkotikëve dhe doli në përgjimet e prokurorisë Elbasan / Kallzohet në “SPAK” drejtori i policisë Elbasan Ardian Çipa dhe Kryetari i bashkisë Gledian Llatja

Nga ana jonë jo pak herë është publikuar se Gledian Llatja është  ushtar i klanit korruptiv të Damian Gjiknurit, në pupac i grupeve kriminale në Elbasan.

Nuk është se Llatja është i përfshirë vetëm në afera korruptive,  po ai është bërë masha e komandimit nga krimi i organizuar, ku shpesh herë kthehet në shqetësim për qytetarët e Elbasanit.

Gledian Llatja  është kapur në korrupsion dhe është kallzuar në “SPAK”, së bashku me drejtorin e policisë Elbasan Ardian Çipa.

Gledian Llatja dhe Ardian Çipa  kanë dhënë leje për muzikë të lartë dhe janë bërë shqetësim për banorët e këtij qyteti të cilët  për shkeljet e kryera nga kërkojnë hetim nga “SPAK” për shpërdorim detyre.

Sipas kallzimit të bërë nga rreth 100 banorë  të Elbasanit, rezulton se  Llatja dhe Çipa në këmbim të vlerave monetare  kanë favorizuar narkotrafikatë të ndryshëm, të cilët pjesë të aktivitetit të tyre kriminal kanë dhe bare të ndryshme ku jo pak herë shpërndajnë dhe lëndë të ndryshme narkotike si kokainë heroinë etj.

Referuar kallzimit qytetarët i parashtrojnë “SPAK” se në këto bare të cilët lejohet muzika në kundërshtim me ligjin, drejtori i policisë Ardian Çipa,  përfiton nga shitja e narkotikëve  dhe është ortak në krim.

Nga banorët referohet fakti se është njoftuar salla operative për këto shqetësime por nga ana e policisë nuk meret asnjë masë pasi sipas banorëve, ndalohet nga Ardia Çipa pasi ka përfituar të ardhura nga aktivieti i paligjshëm i shitjes së narkotikëve.

Sipas banorëve Ardian Çipa nuk merr masa pasi i prishet tregu i kokainës,  pasi siç dihet konsumi i saj fillon me muzikë dhe alkol. Sipas banorëve drejtori nuk mer masa pasi në të kundërt  prish kontratën me krimin e organizuar.

Pak kohë më parë Ardian Çipa ka dalë në përgime proçeduriale të prokurorisë Elbasan. Sipas përgjimeve Ardian Çipa rezulton të jetë pjesë e një mashtrimi.

Disa pononjës policie të njësisë operacionale  Fast,  janë marrë të pandehur dhe më pas janë dënuar nga gjykata Elbasan për veprën penale të mashtrimit.

Punonjësit e policisë të njësisë operacionale, paraqiteshin në qytetar të ndryshëm ku i mashtronin duke ju thënë se i kërkonte interpoli dhe në këmbim të mos arrestimit, duheshin paguar 10.000 euro.

Në veprimet hetimore të kryera nga prokuroria Elbasan, veprime këto të kryera me metoda special të hetimit,  rezulton se i implikuar ka qënë dhe drejtori i policisë Ardian Çipa. Drejtori Çipa ka rënë në rrjetën e  përgjimeve të prokurorisë.

Nuk ka mjaftaur me kaq por nga informacionet që ka siguruar Infront, drejtori Ardian Çipa ka ndikuar edhe në gjykatë për të mos i dënuar punonjësit e FAST.

Pavarsisht ndikimit gjykata Elbasan  i dënoi të pandehurit e njësisë Fas, të cilët mashtronin  qytetarët në lidhje me kërkimin nga Interpol , fakt i cili pas hetimeve të kryer nga prokuroria rezultoi i pavërtet.

Nuk dihet ende se çfar ka ndodhur me hetimin kundër Ardian Çipës në prokurorinë e Elbasanit, por banorët e Elbasnit e kanë referuar edhe këtë fakt në “SPAK” ku kërkojënë hetimin dhe arrestimin e Çipës.

Banorët në kallzim i referojnë SPAK edhe ndjekjen penale të  Gledian Llatjes, i cili sipas banorëve është masha e  krimit të organizuar.

Banorët e Elbasanit kanë kërkuar të hetohet cdo njoftim në sallën operative dhe  çdo veprim dhe mosveprim i policisë Elbasan e drejtuar nga Çipa. Banorët e qytetit të Elbasanit kërkojnë dhe hetimin e çdo leje e lëshuar nga matrapazi Llatja në favor të subjekteve të krimit.

Në kallzim janë listuar dhe baret ku lejohet muzika e lartë e cila është bërë gangrenë për komunitetin. Njëkohësisht dhe baret ku çipa lejn shitjen e narkotikëve me qëllime përfitimi.

Banorët kanë referuar në “SPAK” edhe disa tendera abuziv të dhëna nga LLatja, të cilat sipas banorëve janë korruptiv.

Në vijim do të publikojmë përgjimet e kryera nga  prokuroria e Elbasanit ku në rrjetë ka rënë dhe Ardian Çipa.

Po në vijim do të publikojmë  të gjithë tenderat korruptiv të kryera nga  kreyetari Bashkisë  Elbasanit Llatja të cilët janë kallzuar në SPAK.