Eden Hazard nuk është më kapiten i kombëtares së Belgjikës, ja kujt i besohet shiriti i liderit

Pas Francës, e cila vendosi t’ia besojë shiritin e kapitenit Kilië Mbapesë pas largimit të Hugo Loris, edhe Belgjika ka bërë ndryshimet e saj.Kevin de Bryjne mesfushori i Mançester Siti është kapiteni i ri i belgëve.

De Bryjne e trashëgon rolin nga Eden Hazard dhe Tobi Alderueireld. Në vend të tij, zëvendëskapitenët do të jenë Tibo Kurtua dhe Romelu Lukaku.

Belgjika synon të nisë një erë të re në kombëtaren e futbollit me në krye trajnerin Domeniko Tedesko. Talentet dhe lojtarët e mëdhenj nuk mungojnë dhe tashmë koha ka ardhur për të fituar trofe.