Eliminimi në fazën gjysmëfinale nuk është kapërdirë lehtë nga tekniku i përfaqësueses kroate, Zlatko Daliç, i cili ende vazhdon të bluajë kritika të ashpra në spektrin e gjykimit ndaj argjentinasve.“Nuk arrij t’i kuptoj vendimet e sistemit VAR në duelin ndaj Argjentinës, duket sikur të gjithë e donin me patjetër që amerikano-latinët të shkonin deri në fund të turneut dhe besoj se ia dolën me sukses. Shpresoj që Orsaton të mos e takoj më kurrë. Shija pas atij interpretimi të ndyrë dhe të njëanshëm nga ana e tij ende më bën të ndihem keq dhe më jep neveri”, përfundoi tekniku i ballkanasve.