Edi Rama hesht nga halli, çdo lëvizje e çon në theqafje

Edi Rama hesht nga frika. Heshtja është e vetmja mundësi të fitojë ca kohë. Tre ciklopët e politikës dhe ekonomisë, Rama, Berisha dhe Meta, e dinë mirë, se çdo lëvizje, i çon në shah- mat.

jo që ende nuk dihet, është durimi i treshes së rrezikuar, të rrethuar dhe në vëzhgim të rreptë amerikan.

Metafora, se lëvizja e duarve, pa prekur figurat, vizaton ide për mësymje përpara, kthim mbrapa ose majtas- djathtas, synon të ofrohet si një gjini e re e politikës, ku shah-mat në politikë nuk është si shah-mat në lojën e shahut.

Këtu provon “talenti” i ri Sali Berisha.

Edhe pse xhiron në vend, synon të joshë kryeministrin aktual drejt gropës, e të kërcejë ky majë “mullarit” të pushtetit.

Që të bëjë hap përpara Babloku nuk e ha, se ende taksat e shqiptarëve paguajnë këshilltarë të nivelit Tony Blair. As të kthehet pas, me dorëheqje, jo që jo, se Partia Socialiste të tërë i ka me “kleçka” si të pasur. Anash, ku rritet doza antiamerikane, se ata duan lëvizje nga SPAK-u, nuk ka shanse të hapë krahë. Janë ca dosje për vëlla Olsin aty, por dhe ca rreshta andej ku ‘non- grata’-t thuren me ornamente të çuditshme e të vijnë kur nuk e pret.

Po ç’flitet këtu në fshat?!

Disa mendojnë se Edi Rama nuk është mirë as nga shëndeti, as nga pushteti. Të tjerë kanë shpresë, se loja luhet pas “perdes” së trashë, se amerikanët po e detyrojnë kryeministrin të lëshoi tek drejtësia Sali Berishën dhe Ilir Metën, e pasi nuk ka të tjerë, më mirë ky që ka vjedhur aq sa nuk i duhen më shumë.

As ish Presidenti, ende me dy mbiemra, nuk bën lëvizje për të qenë. Tek Berisha vjen si në “thumba”, kurse Ramën e “gudulis” tek inceneratorët, atje ku e bën vetëm për të qeshur.

Veç Berisha, që nuk ecën përpara, lëshon dy “katjushka”.

Me video erotike “tremb” politikanë e ambasadorë të lidhur me super spiunin që na qenka edhe super seksi.

Ky format, në njërën pamje i jep oksigjen Qeverisë, në tjetrën i lëshon edhe ca “ushqim” Bablokut në rrugën për tek kurthi. Nëse Edi Rama do dalë përpara deputetëve, do ta humbë pushtetin, se askush nuk i beson ç’thotë, nëse do i soset durimi dhe dorëhiqet, do të humbë edhe më shumë, pushtetin, lirinë dhe pasurinë.

Edi Rama hesht nga halli, çdo lëvizje do ta çonte në burg./Pamfleti