Edi Rama “viktimë” e Inteligjencës Artificiale/ Kryeministri publikon foton e dërguar nga qytetari

Inteligjenca Artificiale është bërë pjesë e jetës së përditshme edhe e qytetarëve shqiptarë mesa duket. 

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të tijën, të krijuar nga kjo teknologji, teksa shprehet se në fakt foton e ka krijuar një qytetar.Mirëmëngjesi! Duke shpresuar që të qeshni edhe ju me këtë dërgesë të njërit prej jush, i cili më shkruan se e ka krijuar me aplikacionin e Inteligjencës Artificiale, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama krahas fotos.