Gjyqtarja Ornela J. Naqellari, me funksion gjyqtare/ Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, është konfirmuar në detyrë në datën 21.03.2019 dhe kundër këtij vendimi nuk është bërë ankim në “KPA”
Por cila është Gjyqtarja Ornela J. Naqellari dhe a ka kontakte të pa përshtatshme kjo gjyqtare?
Gjyqtarja Ornela J. Naqellari është motra e shtatses Edlira Naqellari e cila është pjesë e një grupi të strukturuar criminal dhe sëbashku me 8 te hetuarit e tjerë për tenderin abuziv, me uniformat e Policisë së Shtetit do të dalin para Gjykatës së Posaçme dhe nga ku janë dënuar për veprat e akuzuara.
Kundër tyre është caktuar masa arrest në burg dhe zyrtarët kanë apeluar masat e sigurisë lënë në fuqi në Shkallë të Parë duke kërkuar zbutje të tyre, me argumentin se nuk ka kushte ligjore për të qëndruar në burg.
9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme akuzohen nga SPAK për shkelje te barazisë në tender, pasi ka dyshime për shkelje të rënda në tenderin prej 2.8 miliardë lekë të vërtetuara tashmë dhe nga gjykata .
Ish-drejtoresha e agjencisë së blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari së bashku me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë lënë pas hekurave, ndërsa e vetmja që do të vijojë që të hetohet jashtë qelisë, pra “arrest shtëpie” është Anisa Bogdani me argumentin se duhet të kujdeset për fëmijën e mitur.
Motra e gjyqtares Ornela J. Naqellari,është shkaktare e vjedhjeve të prej 25.000.000 eurove e cila aktualisht është dënuar nga gjykata.
Sipas akuzës, të dyshuarit kanë bashkëpunuar me drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, duke sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues.
REAGIMI I YURI KIM
“Abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njëlloj si të vjedhësh nga të gjithë qytetarët përfshirë edhe qytetarët e Sh.B.A.”, shkruan diplomatja amerikane Yuri Kim në një postim në Tëitter, pas operacionit të SPAK në Ministrinë e Brendshme mëngjesin e sotëm, ku u arrestuan 8 zyrtarë, nën akuzën e abuzimit me tenderin e uniformave të policisë.
Ambasadorja amerikane shkruan se është e lumtur që SPAK po merr veprime kundër korrupsionit. “Është një krim”, shton më tej ambasadorja për abuzimin me tenderat, duke paralajmëruar zyrtarët të cilët po mbushin xhepat e tyre dhe të “miqve” me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe amerikanë.
Të arrestuar për këtë aferë korruptive janë:
Edlira Naqellari, drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara
Anëtarët e njësisë së prokurimit:
Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani
Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave:
Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj
Para këtij kontakti të pa përshtatshëm mbylli sytë Brunilda Bekteshi e KPK.