Ditën e shtunë në orën 20:00 do të luhet ndeshja miqësore mes Partizanit dhe Romës në stadiumin “Air Albania”. Roma është një klub i madh që rikthehet në Tiranë dhe interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh.
Një javë më parë dolën në shitje biletat e ndeshjes dhe deri më tani ka pasur shitje të jashtëzakonshme. Janë shitur plot 17 mijë bileta, nga 18 mijë që janë në shitje në total. Në 24 orët e fundit, pritet që të shiten edhe 1 mijë biletat e mbetura për ndeshjen.
Kujtojmë që kapaciteti i stadiumit “Air Albania” është i reduktuar për shkak të dy pjesëve në tribunat pas porte që janë hequr stolat. “Air Albania” zakonisht ka qenë “Sold Out” kur ka luajtur Kombëtarja shqiptare ndeshje të rëndësishme.