Kjo video e siguruar nga ‘Prapaskena’ tregon se si një pjesë e Hotel Adriatik në Durrës ishte kthyer në një bazë të paligjshme bixhozi.
Video Player
Me shpejtësi dhe në mënyrë të kamufluar ishin vendosur 93 kompjutera kumari, 4 tavolina letre dhe 4 ruleta. Kazinoja është ngritur pa u licencuar dhe certifikuar nga Agjencia e Monitorimit të Lojërave të Fatit.
Bashkëpronarë të Hotel Adriatik në Durrës janë çifti Nevila Dudaj dhe Besnik Dudaj, të cilët do të përfitonin nga dhënia me qira e ambienteve për bixhoz, por edhe nga frekuentimini kazinosë nga klientë VIP, të cilët mund të qëndronin në hotel.
Por, Prokuroria e Durrësit, një nga më të korruptuarët në Shqipëri, nuk i ka marrë parasysh këto rrethana. Prokuroria nuk ka proceduar pronarët Nevila dhe Besnik Dudaj thua se nuk kishin asnjë lidhje me hotelin e tyre ku ishte ngritur kazinoja e paligjshme.
Në janar të këtij viti, policia njoftoi finalizimin aksioni për goditjen e qendrës së bixhozit në Hotel Adriatik në Durrës, duke sekustruar pajisjet e kumarit dhe arrestuar tre menaxherët Muhittin Cenk Omeroglu, Robert Cristian Nicolof dhe 38-vjeçari Sergo Solstev.
Në kërkim u shpall Rovena Zahiri, në cilësinë e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës në kompaninë e kazinosë “Adria Entertainment”, ku 32 për qind të aksioneve i posedon kompania “APEX Holding GmbH”.
Në lojë prokurorë dhe gjyqtarë
Sot askush nuk është në burg, ndërsa dosja po tentohet të mbyllet pa i shtrirë hetimet tek kokat e bixhozit në Tiranë.
Tre administratorët janë liruar nga prokurorja Enkeleda Xhengo, për të cilën do të flasim më në deteja në vijim, bashkë me gjyqtarin që ka marrë pjesë në këtë proces skandaloz.
Po tentohet mbyllja e dosjes së Rovena Zahirit, nëse nuk është mbyllur deri më tani, ndërsa jashtë hetimeve ka mbetur kapoja i bixhozit Bledar Sinani, ose siç njihet ndryshe sij “Dari i Apex”.
‘Dari’ mësohet se një pikë të ngjashme e ka hapur edhe në Shëngjin, nën mbrojtjen e shefit të policisë së Lezhës dhe nën hijen e prokurorisë. Vijon…