Eksluzive / Ish burri kërkon të fusë në burg Rudina Dembacajn, falsifikoi letrat duke u larguar me fëmijët jashtë vendit, po tentohet mbyllja e dosjes nga Frroku

Aleksandër Varfaj ka kallëzuar penalisht ish bashkëshorten e tij, aktoren e homorit Rudina Dembacajn. Inxhinieri mekanik akuzon ish gruan Rudina Dembacaj se ka falsifikuar letrat, duke u larguar jashtë vendit me vajzën e mitur.

Që vajza të kalojë kufirin, duhet një deklaratë dakordësie nga babai Aleksandër Varfaj. Rudina duket si e ka rënë shkurt duke manipuluar një deklaratë në emrin e tij.

Burime për Prapaskenën thanë se në manipulimin e deklaratës është përfshirë edhe një notere.

Për të mbyllur telashet e moderatores dhe aktores me drejtësinë mësohet se po ndërhyn bashkëshorti aktual, Mark Frroku, me episode të shumta penale, përfshirë edhe një implik në call centera, i mbyllur në heshte pa e marrë vesh njeri.