Ekspertë në afrimet me parametrat zero, ja goditjet më të mëdha që Interi ka bërë pa shpenzime

Interi i sezoneve të fundit është rikthyer te trofetë ku pas titullit kampion të dy sezoneve më parë, ka fituar edhe 2 Kupa Italie e Superkupë si edhe mbërriti deri në finalen e Ligës së kampioneve.

Zikaltërit njihen tashmë si ekspertët e afrimeve me parametra zero. Drejtuesit e Interit presin deri në momentin e fundit për merkato dhe në verë apo janar, shumë pak shpenzime bëhen për të blerë lojtarë duke qenë se shumica janë në përfundim të kontratës.

Në vitet e fundit, Interi ka siguruar edhe emra të rëndësishëm si De Vraj, Çalhanollu apo edhe portieri Onana, vlera e të cilëve tashmë është e konsiderueshme në treg. Së fundmi, zikaltërit kanë siguruar edhe shërbimet e sulmuesit Markus Turam nga Gladbahu me parametra zero, vlera e të cilit është 32 milionë.

Afrimet më të bujshme me zero:

2018 – Kuaduo Asamoah (Juventusi)

2018 – De Vraj (Lacio)

2019 – Godin (Atletiko Madrid)

2021 – Çalhanollu (Milan)

2022 – Onana (Ajaks)

2022 – Mkitarian (Roma)

2023 – Markus Turam (Gladbah)