Ekzekutimi i dyfishtë në Astir / Artan Hoxha nxjerr detajet tronditëse

Gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me atentatin mafioz që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e të shtunës ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Hoxha u shpreh se ka njerëz brenda policisë që japin informacione për njërën ose tjetrën palë.

Dy qitës qëllojnë në ecje në një kuadrat që edhe kur je në vend nuk mund t’i fusësh të gjithë predhat. Kanë qëlluar me kallashnikovë në ecje. Dyshimi im nuk është thjesht konflikti mes grupeve ku luhen miliona euro. Njerëz nga brenda radhës policisë japin informacione për njërën ose tjetrën palë. Ky është vetëm atentati i radhës. Përmenden vazhdimisht të njëjtit emra. Dihet kush është grupi. Grupet nuk kanë goditur dot kokat. Po i presin krahët njëri tjetrin. Dy grupet kanë treguar që kanë shumë para dhe vazhdojnë bizneset e paligjshme”, deklaroi Artan Hoxha për Abc News.