Qyteti i Vlorës u torndit mbrëmjen e djeshme, pasi 22-vjeçari Gëzim Simonaj u ekzekutua me snajper në ballkonin e shtëpisë së tij.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri”, teksa hetimet e deritanishme kanë zbuluar se në momentin e vrasjes, e gjithë kjo zonë e qytetit bregdetar ka qenë pa drita. Nuk dihet nëse kjo ishte rastësi, apo pjesë e planit të vrasësve, të cilët duke nisur nga rrethanat e ngjarjes dhe përfshirja në aktivitete kriminale e të riut, janë profesionistë.
Viktima Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit, i njohur me pseudonimin Sokol Buzëderri, anëtar i bandës së Gaxhait. Prandaj një nga psitat kryesore të hetimit është se saga e hakmarrjes dhe përplasjes së bandave vazhdon.
Nga ana tjetër, xhaxhait të viktimës Benard Sinomatit, vëllait të Sokolit, në 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje. Edhe Benardi aso kohe sapo ishte kthyer nga Belgjika. Benard dhe Sokol Sinomati të dy vëllezër, janë figura të njohura për policinë, ndërkohë viktima nuk figuron person me precedent penal.
Policia ka ngritur postobllok në pikat kyçe të qytetit, por pa mundur të arrestojë apo identifikojë autorët e ngjarjes. Pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe strukturat FNSH dhe RENEA.