Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, para ndeshjes Tirana-Partizanijanë konfiktuar fizikisht 2 persona, duke përdorur sende të forta dhe 14 të tjerë janë proceduar penalisht.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit S. V, 28 vjeç dhe K. B, 19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.
Këta shtetas si tifozë të të ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu bëhet me dije se këta shtetas kanë sulmuar e sende të forta (gurë) dhe një lokal në pronësi të shtetasit A. M.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme procedurale.