Elbasan/ Probleme me pastrimin e mbeturinave në lagjen Çlirimi

Në qytetin e Elbasanit qytetarët kanë probleme me pastrimin e mbeturinave në lagjen Çlirimi.

Banorët e kësaj lagje janë shumë të shqetësuar pasi po bëhen dy javë që kur nuk janë pastruar mbeturinat e asaj zone. Ajri është shumë i ndotur dhe nuk kalon dot aty  shprehen banorët .

Koshat  që janë të vendosur aty nuk marrin më pasi janë të tejmbushur. Por shqetësimi më i madh është që  deri më sot asnjë nuk është ngritur të marri masa për këtë situatë të krijuar në këtë lagje.