Barcelona ka fituar pastër dhe bindshëm në fushë, por nga Elçe pretendojnë ta fitojnë takimin në tavolinë. Shkak është bërë mesfushori i Barcelonës, Gavi.Me lojën nëpër gjykata, me Gavin historia i ngjan asaj lojës ngriva-shkriva. Gjykata e ktheu vendimin e marrë më parë në lidhje me federimin e Gavit, duke e shfuqizuar atë. Ndaj tek Elçe kanë hapur letrat dhe kërkojnë parregullsinë e aktivizimit të Gavit në takimin e së shtunës.
Sipas pretendimeve të Elçes, Gavi nuk duhej të aktivizohej për shkak të anulimit të licencës. Ata i janë referuar nenit 141 të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) që nënvizon se një futbollist nuk lejohet të luajë sërish në të njëjtin sezon me licencë të anuluar.
Por me sa duket gjasat që një gjë e tillë të ndodhë janë të pakta. La Liga dhe Federata Spanjolle e Futbollit kanë hedhur poshtë pretendimet e Elçes, duke e cilësuar të rregullt aktivizimin e Ksavit nga klubi katalanas. “Gjithçka është në rregull nga ana e federatës spanjolle dhe Ligës.
Është rikthyer situata e mëparshme, para se çështja të kalonte nëpër gjykata. Në këto kushte Gavi mund të luajë pa pengesa me klubin e tij”, thuhet në një komunikim të La Ligës.
Të njëjtin qëndrim me Ligën spanjolle ka mbajtur dhe federata spanjolle, e cila nuk sheh parregullsi në aktivizimin e mesfushorit.