Emra që e surprizuan nga kabineti i ri qeveritar? Ja si përgjigjet Mimi Kodheli

Politikania socialiste Mimi Kodheli ka komentuar kabinetin e ri qeveritar duke thënë se shpreson që ky sezon parlamentar të jetë më pozitiv, ndërsa kërkon që për çështjet madhore të ketë bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës.

“Presim të fillojë sezoni i ri parlamentar. Shpresoj të jetë një nisje e mbarë. Ditën që ne do të bashkëpunojmë për gjërat madhore, ajo do jetë dita që do meritojmë hapjen e negociatave. Nuk kemi ditur ta bëjmë. Ne kemi dhënë mesazhe dhe sinjale bashkëpunimi, përmes kryeministrit.

“Pati emra që ju surprizuan? Jo domosdoshmërish për mua. Janë kolegë, me të cilët punojmë dhe rrimë bashkë. Shumica ishin rikonfirmime. U gëzova pa masë për zonjën Nikolla. Është një kolegë dhe mike e mirë. Besoj se një zonjë në krye të parlamentit e zbut gjuhën”, tha Kodheli.