Emri/ Aksident në Qafën e Muzinës, humb jetën 50 vjeçarja

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në orën 11: 30 min në Qafën e Muzinës. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesja e mjetit Etleva Bejko 50 vjeç. Dyshohet se gruaja që drejtonte automjetin me targa greke, ka humbur kontrollin.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes