Autoritetet italiane kanë arrestuar shqiptarin nga Kosova, Bujar Fandaj, i cili akuzohet se vrau me thikë 27-vjeçaren, Vanessa Ballan, e cila ishte shtatzënë.
Sipas medieve italiane, policia dyshonte se ai kishte kaluar kufirin midis Italisë dhe Suedisë, por në fakt u arrestua afër shtëpisë së sit.
Fandaj dyshohet se e ka goditur të renë me thikë, ndërsa i janë konstatuar në trup të paktën shtatë plagë në pjesën e gjoksit. Për më tepër, fytyra e saj ishte e fryrë dhe gruaja ishte rrahur para se të vritej.
Ajo ishte e martuar që nga viti 2013 me Nicola Scapinello. Çifti ishte zhvendosur në Riese disa vite më parë, ku Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket.