Është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Ledio Hysa, i cili është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg nga autoritet shqiptare për plagosje.
Ekstradimi i 29 vjeçarit u realizua si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester.
Hysi në vitin 2018, pranë liqenit të Seferanit në Belsh, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, plagosur me armë zjarri, tip pistoletë në këmbë shtetasin Adriatik Kasa.
I riu u arrestua në një qytet të Anglisë në muajin korrik.
Njoftimi:
Interpol Tirana.
Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për plagosjen e një shtetasi, me armë zjarri pistoletë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, Britani e Madhe, është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Ledio Hysa, 29 vjeç.
Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2019, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Shtetasi Ledio Hysa, në vitin 2018, afër liqenit të Seferanit, në Belsh, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. K.