EMRI/ Identifikohet viktima, kush është 41-vjeçari që u vra sot në Fier

Është zbardhur menjëherë pas krimit identiteti i 41-vjeçarit që u vra ditën e sotme në Fier.Bëhet me dije nga burimet për media se viktima është identifikuar si Elton Javori, banues në qytetin e Fier.

Nga ana tjetër vetë policia ka konfirmuar se se është identifikuar autori I ngjarjes dhe është shpallur në kërkom, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli nga ana e bluve.

Deri më tani ende nuk dihet shakaku i vrasjes.

Njoftim I plotë:

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi Elton Javori, 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.