EMRI/ Kush ishte shënjestra e të shtënave në Velipojë, FNSH rrethon zonën

Pjerin Brushtulli, 48 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Veliopjë.

Ai ka marrë një plumb në bark dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në afërsi të një resorti. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër, është rrethuar zona  dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes  me qëllim  identifikimin e autoritëv