Pas katër muajsh hetime, policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit.Në pranga kanë rënë edhe dy drejtuesit e grupit, një çift bashkëshortësh të cilët jetonin në zonën e Kodrës së Diellit. Herald Rexhepaj drejtonte grupin bashkë me gruan e tij.Përveç dy drejtuesve, mësohet se kanë rënë në pranga edhe 8 persona të tjerë.