EMRI/ Pas largimit të Braverman, emërohet Sekretari i ri i Brendshëm britanik

James Cleverly sapo është konfirmuar si sekretari i ri i Brendshëm në Britaninë e Madhe. Ai zëvendëson Suella Braverman, e cila u shkarkua mëngjesin e sotëm.Deri më tani, Cleverly kishte shërbyer si sekretar i jashtëm i Rishi Sunak. Ende nuk dihet se kush do të zëvendësojë Cleverly në Ministrinë e Jashtme.