EMRI/ Tentoi të kalonte kufirin me 2 çanta me drogë dhe armë zjarri, arrestohet 51-vjeçari në Pogradec

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit ndërkohë që tentonte të kalonte me taksinë e tij dy çanta me lëndë narkotike dhe një sasi armësh zjarri në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Policia njofton se janë sekuestruar 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatik model “Scorpions”, me municion.

Njoftimi i policisë:Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe ata të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Taksisti”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-M. M., 51 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.