Energjia me fashë, fatura e energjisë elektrike do të 3-fishohet

Shqiptarët do ta paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike me rikthimin e fashës. Kufiri i propozuar nga qeveria me 700kwh që ndan sipas saj të pasurit nga të varfrit për ekspertët, është vetëm një propagandë. Në deklaratën e fundit, zv.kryeministrit Ahmetaj u shpreh se vetëm gati 5% e familjeve do të tarifohen më shumë. Por mbi kë bie realisht barra?

Sipas ekspertit energjetik Anduel Çekrezi, kjo ndërhyrje e qeverisë është e nxituar pasi i rëndon direkt xhepat e qytetarëve. Ndërsa për ekspertin e ekonomisë Igli Tola, një masë tjetër që qeveria mund të kishte marrë do të ishte katagorizimi për konsum familjar në varësi të anëtarëve.

Fasha e re, për ata që shpenzojnë shumë do të reflektojë një faturë disa herë më të lartë se sa ka paguar një familje deri më sot.

Në kushtet e një krize energjetike dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve që na pret dhe në muajt e ardhshëm, ekspertët sugjerojnë kursim të energjisë, duke e konsideruar si të vetmen anë pozitive të kësaj mase.