Eni Koçi tregon se si është njohur me Genc Prelvukaj

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar. Ndonëse prej vitesh bashkë, dyshja janë munduar ta mbajnë larg vëmendjes së publikut marrëdhënien e tyre.Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, këngëtarja ka treguar se si është njohur me Gencin. Ajo ka treguar se me artistin nga Kosova është njohur në Amerikë, gjatë një turneu.

“Me @gencprelvukaj jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës “Obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëjë”. Dhe përgjigja e Gretës ishte: “Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të.”, ka shkruar Eni.