Erdhi me objektivin për të fituar “Tripletën”, Tuhel pas eliminimit nga Kupa: Të reflektojmë përndryshe…

Duket se largimi i parakohshëm i Nagelsmanit në krye të Bajenrit me pretekstin e drejtuesve se ai nuk po bindte në objektivat e tyre madhore ka dhënë efekt “zyrtar” te Tuhel.49-vjeçrai gjerman edhe pse erdhi me bujë, ra përball Fraiburgut në Kupë dhe zhduku një trofe të rëndësishëm në planet e bavarezëve.

Vetë Tuhel e vendosi theksin te goditja finale përpara portës dhe shkundjen e të tijve se situata të tilla në ndeshjet e ardhshme mund të cenojnë edhe në kompeticionet ku ata janë aktivë:

“Jam shumë i zhgënjyer që nuk arritëm të dërgonim topin në kudrat në tentativa flagrante. Nuk ka rëndësi nëse e merituam eliminimin apo jo, ne jemi jashtë dhe ky komponent nuk ndryshohet pavarësisht diskutimeve. Gabimet na shoqëruan përgjatë gjithë lojës, arsyeje e fortë se përse kërkohet reflektimi në kohë rekord. Lakmia duhet të jetë prezente në filozofinë e çdo lojtari, pasi komoditeti në një pikë të tillë mund të na ndëshkojë edhe në turnetë ku jemi ende aktivë”, përfundoi i shqetësuar Tuhel.