Erdhi në mënyrë të bujshme te Bajerni, Tuhel i jep “shkelmin” futbollistit të gjermanëve

Prononcimet e “Bild” i japin zë largimit të Zhoa Kanselos në përfundim të huazimit te Bajerni. Njëra prej arsyeve dihet, klauzola prej 70 milionë eurosh që Mançester Siti u ka dhënë si opsion kampionëve të Bundesligës, nëse duan ta veshin 28- vjeçarin bavarez.

Arsyeja tjetër “serviret” nga Tuheli, i cili nuk ka marrë impresionin e duhur nga paraqitja e luzitanit nga korsitë e jashtme të mbrojtjes. Barcelona dhe Arsenali janë vënë në lëvizje për të bërë të tyrin “të padëshiruarin” e Guardiolës.

Kanselo ka dhënë rendiment mbi mesataren prej zbarkimit në merkaton e dimrit te Bajerni. 7 është numri i golave të përfshirë në Mynih (6 asiste dhe 1 gol) në kuadrin e 19 prezencave.