‘Është malok’, teza e Rilindjes që po bën vetingun

Kur Faik Konica i thërriste malokë njerëzit që zbrisnin në Berat nga rrethinat e tij e deri në Skrapar, shoqëria shqiptare ka pasur një tjetër nivel integrimi dhe përfaqësimi individual apo përgjithësues në arenën e kombeve të civilizuara. Thjesht ne akoma ishim askush-i me disa dikush-ë.

Konica, siç duket ishte shumë i mërzitur me situatën në të cilën ndihej personalisht, dhe mundohej të gjente fajtorë rrotull tij. E arrinte deri atje sa të quante “malok” çdo person që i dilte përpara.

Por nëse provojmë ta shpjegojmë qartë këtë koncept, termi “malok” në atë kohë kishte thjesht kuptimin e ngjizjes me dikë që ka ardhur nga një krahinë tjetër, ose pak me lart ne nivelin e detit se sa tjetri. Pra ka ardhur nga ato zona ku burojnë krojet, uji. E rrjedhimisht edhe jeta. Pra, njerëz që jetonin pak më ndryshe e nuk nënshtroheshin me një të urdhëruar.

Tani shumë, po shumë vite më vonë, e risollën termin “malok” duke e bërë pjesë të pjellës anti-shqiptare, pasardhësit e komunistëve të Shqipërisë që pushtuan këtë vend me ndihmën e serbëve pas 1945-ës dhe e mbajtën të pushtuar derisa ‘malokët’ Sali Berisha, Azem Hajdari, Besnik Mustafaj ua thyen mitin e tyre dhe i nxorën cullak para shqiptarëve edhe në nivelin e tyre intelektual, edhe në zgjuarsi, edhe në kombëtarizëm edhe në gjithçka.

Dhe i kanë dhënë një konotacion tjetër edhe gjuhësisht, edhe kuptimisht. I kanë shtuar brenda fyerjen, denigrimin, konceptin racist të superioritetit të atyre që nuk janë “malokë” etj, etj.

Rrëzimi i diktaturës mori me vete edhe terminologjinë e pistë të fyerjeve për shkak të inferioritetit dhe armiqve të klasës që nuk mendojnë si “ne” dhe nuk i binden korit të qyqeve komuniste.

Por këto u rikthyen ashpër pas ardhjes në pushtet të rilindësve të majmur me injorancë. Pra, këto 9 vitet e fundit të rikthyer në pushtet, humbësit e 1991-shit nisën edhe hakmarrjen ndaj atyre qe i rrëzuan nga pushteti. Pra “malokëve“. Dhe kur nuk kanë asnjë lloj mundësie, intelekti apo zgjuarsie të përballen me “malokët”, përdorin termin zjarrvënës, është “malok”. Si një term zvetënimi dhe degradimi, nënçmimi apo dhunimi.

Por kjo nuk ia rrit vlerën aspak atij që e percepton veten si fundi i një “orgazme bushtre” me zagarët ngjitur. Nuk e bën më të zgjuar. Sërish inferior mbetet. Thirrja dhe përmendja e këtyre tezave nuk i jep asnjë lloj vendi në horizontalen e njerëzve normale veçse e kthen thjesht atje te koshi i mbeturinave morale ku është ushqyer që në fëmijëri, secilin njeri që i përdor, qoftë grua apo burrë, qoftë, mos o Zot, intelektuale apo intelektual.

Prandaj ka akoma askush-ë në këtë botë, por ka shume dikush-ë që dinë e flasin për ato që dinë.

Pas këtij shpjegimi aspak historik dhe pa shumë referenca joemocionale po zatetem në replikën e fundit pas deklaratës së një femre që bën edhe vetingun e drejtësisë. Pra një femre qe e paguajmë me taksat tona që të bëjë vettingun se kush është malok-e duhet të ikë nga sistemi i drejtësisë, dhe kush nuk është malok-e duhet të rrijë në sistem që t’i shërbejë kësaj, vetingueses së madhe. Pra e paguajmë që të na fyejë.

Unë duke mos i shërbyer racizmit krahinor që predikon një grua, të cilës nuk dua t’i jap rëndësi, dhe që Elisabeta Ymeraj, jam i bindur plotësisht për këtë, as pështymën nuk do të t’ia hidhte në surrat e as te këmbët, se i ndotej, po them veç se kjo tezë e vetinguesve anti-veriorë është totalisht tezë e Rilindjes në pushtet.

Shqiptarët janë shumë pak, e të copëtuar në 7 shtete, për të qenë të ndarë nga lëpirës të anti-shqiptarëve të stërvitur nga serbët për përçarje, dhe në zbatim të kundra-ligjit e anti-moralit.

Prandaj edhe nuk reagojnë rilindasit. Por me duket çudi si nuk po reagojnë partizanët e Reformës në Drejtësi, konsulentët diplomatike të rilindjes së Bungës, që për një shikim vëngër që i bëhet një anëtari të LGBTI-së të nxjerrin sytë.

Përdorimi i vetingut si armë spastrimi politik, krahinor, profesional dhe njerëzor është krim dhe si i tillë duhet dënuar nga të gjithë. E kundërta do ketë shumë më tepër kosto.