“Është një m** i madh që nuk mund ta themi”, dalin bisedat mes Anjelit dhe administratorit të Juventusit

Juventusi prej ditësh po përjeton një kaos të vërtetë në shtëpinë e saj për shkak të dorëheqjes së 10 drejtuesve të bordit të klubit, përfshirë dhe presidentit të bardhezinjve, Andrea Anjeli.Numri 1 i “Zonjës së Vjetër” dhe 10 personat e tjerë dhanë dorëheqjen pas kontestimeve të shumta që ka pasur Andrea Anjeli nga agjencia “Consob” në lidhje me plusvalencat (rritjes fiktive të vlerës së lojtarëve) si dhe për pagat e futbollistëve në sezonet 2019-2020.

Për këtë arsye personat e përfshirë në hetim kanë vendosur të bëjnë një hap pas dhe të largohen nga klubi.

Nëpër media të ndryshme italiane po qarkullojnë mesazhe të ndryshme në rrjetin social “WhatsApp” mes ish-presidentit tashmë të Juventusit, Andrea Anjelit dhe administratorit të deleguar, Mauricio Arrivabenes kur gjithçka nis në shtatorin e 2021.

Gjatë bisedës Anjeli thuhet t’i ketë thënë Arrivabenes se nuk është vetëm çështja e pandemisë globale të COVID-19 dhe kjo dihet shumë mirë:

“Nuk ka qenë vetëm COVID-19 dhe këtë e dimë shumë mirë. Është një m*** i madh që nuk mund ta themi.”, ishin bisedat që thuhej Anjeli të ketë deklaruar.