Pak kohë më parë “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja: Romina Pulaj 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.
Në kuadër të po këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe 3 inspektor të IMT Sarandë ku njëri prej tyre ishte Martin Arapi, njëkohësisht i dashuri i shefes së IMT Romina Pulaj .
Por telashet në bashkinë Sarandë nuk kanë të sosur , pasi drejt prangave është duke shkuar një tjetër drejtor i kësaj bashkie dhe nën hetim është dhe kryetari Gurma .
Me burime të sigurta nga SPAK,na informojnë se në prag arrestimi është dhe drejtori i urbanistikës në bashkinë e Sarandës i quajtur Pandi Zhonga.
Drejtori i urbanistikës në bashkinë e Sarandës Pandi Zhonga, është në hetim nga SPAK që prej muajit janar të vitit 2021, për një sërë aferash korruptive të kryra nga ky i fundit në kuadër të detyrës së tij në bashki .
Hetimi kundër drejtorit të urbanistikës Sarandës Pandi Zhonga kanë filluar në kuadër të kallzimit të një subjekti tregtar të njohur, kundër kryetarit të Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, drjtorit uirbanistik të bashkisë pandi Zhonga, dhe ish drejtorit të Hipotekës Ardi Kola.
Këta persona janë kallzuar në SPAK për arsye se, në mënyrë korruptive kanë kaluar plazhin publik në pronë private.
Nga hetimet ka rezultuar se në mënurrë korruptive drejtori i urbanistikës Sarandës Pandi Zharga në bashkpunim me ish drejtorin e ASHK Ardi Kola, kanë kaluar në pronë private një plazh i cili është pronë publike .
Drejtori Pandi Zhonga
Referuar këtij kallzimi tashmë të provuar, SPAK ka punuar me metoda special të hetimit, si me përgjime, vëzhgime, ambientale etj.
Nga hetimet ka rezultuar drejtori i urbanistikës Sarandës Pandi Zharga është i përfshirë në dhjetra raste abuzime me detyrën dhe korrupsion dhe së shpejti pritet prangosja e tij.
Përgjimet janë bërë ambjentale, madje SPAK ka vdendosur përgjues në zyrën e drejtorit Zhonga, ku janë kapur me dhjetra afra korruptive dhe tjetërsim të tokës publike.
Rasti që është kallzuar një subjekt tregtar ka qënë indicia për hetimet kundër drejtorit të urbanistikës në bashkinë e Sarandës Pandi Zhonga, isht drejtorit të ASHK Sarandë Ardi Kola dhe krytarit të bashkisë Ardian Gurma.
Rasti i kallzuar është i pasqyrryuar si më poshtë:
Plazhi i treguar në foto është kthyer nga drejtori i urbanistikës në bashkinë e Sarandës Pandi Zhonga dhe drejtori i ASHK Sarandë Ardi Kola në tokë private.
Këto veprime bien ndesh me ligjin, pasi plazhet nuk mund të jenë asnjëherë tokë private, por në mënyrë korruptive ëhtë kryer ky kalim nga dy drejtorët e rilindjes Zhonga dhe Kola.
Në momentin e aplikimit për marrje me qira të plazhit nga subjekti kallzues në E-Albania, kthehet përgjigja e çuditshme se plazhi është pronë private.
Në vijim do të publikojmë me video dhe raste korruptive të kryer nga ana e drejtori i urbanistikës në bashkinë e Sarandës Pandi Zharga.
Në sa raste është përfshirë në veprime kriminale drejtori Zhonga dhe drejtori i ASHK Ardi Kola ?
Çfar aferash korruptive ka zbuluar SPAK nga përgjimet ambientale në zyrën e Zhongës?
Lidhjet kriminale dhe implikimin e kryertarit të bashkisë Sarandë Ardian Gurma, me aferat korruptive të kryera nga Zhonga, implikimi në krim dhe i ish drejtorit të ASHK Sarandë Ardi Kola . Sa është gjoba e vendosur nga Pandi Zhonga për miratimin e një leje ndërtimi?