EURO 2024/ Kosova kërkon tre pikët e para, në fushë dhe Spanja e Zvicra. Mësoni sfidat e mbrëmjes së sotme

EURO 2024/ Kosova kërkon tre pikët e para, në fushë dhe Spanja e Zvicra. Mësoni sfidat e mbrëmjes së sotme.
Ajo që spikat është ndeshja Kosovë-Andorra. Dardanët do të kërkojnë tre pikët e radhës kundër atij që shihet si kundërshtari më i dobët i grupit dhe të shkojë në kuotën e katër pikëve, pas atij barazimi kundër Izraelit në transfertë.

Kjo e fundit do të luajë në Gjenevë kundër kryesuesit të Grupit I, Zvicrës.

Në fushë do të zbresë edhe Spanja, e cila do të luajë në transfertë përballë Skocisë, me të dyja skuadrat që kryesojnë Grupin A.
NDESHJET:

GRUPI A

GJEORGJI – NORVEGJI 18:00

SKOCI – SPANJË 20:45

GRUPI D

TURQI – KROACI 20:45

UELLS – LETONI 20:45

GRUPI I

KOSOVË – ANDORRA 20:45

ZVICËR – IZRAEL 20:45

RUMANI – BJELLORUSI 20:45