Kanë përfunduar të gjitha sfidat e vlefshme për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.Shqipëria ka humbur në Varshavë ndaj Polonisë teksa sfida u vendos nga një episod i vetëm. Goli u shënua në minutën e 41’ nga Sviderski. Po në grupin Moldavia ka surprizuar Çekinë pasi ndeshja u mbyll në barazimin 0-0.
Franca ka mposhtur me rezultatin 1-0 Irlandën falë golit spektakolar nga Benzhamin Pavard.
Holanda nuk ka zhgënjyer përballë Gjilbratarit duke fituar me rezultatin 3-0. Ky është 3-pikëshi i parë i “Tulipanëve”, pasi ndeshjen e parë u mundën nga Franca.
GRUPI B
IRLANDË 0-1 FRANCË
HOLANDË 3-0 GJILBRATAR
GRUPI E
POLONI 1-0 SHQIPËRI
MOLDAVI 0-0 ÇEKI
GRUPI F
AUSTRI 2-1 ESTONI
SUEDI 5-0 AZERBAJXHAN
GRUPI G
HUNGARI 3-0 BULLGARI
MALI I ZI 0-2 SERBIA