U luajtën mbrëmjen e sotme 4 duelet e vlefshme për kualifikueset e Europianit, ku u shënuan në total plot 11 gola. Portugalia e Kristiano Ronaldos “masakroi” me 6 gola në transfertë Luksenburgun, duke kryesuar grupin me 6 pikë në dy ndeshje dhe golavarazh +10. Ndërkohë që fitoren e parë gjeti edhe Italia, pas disfatës ndaj Anglisë. Të kaltrit e Mançinit mposhtën me rezultatin 0-2 Maltën, falë golave të Retegui dhe Pesinës. Ndërkohë në dy duelet e tjera, Finlanda surprizoi Irlandën e Veriut në transfertë me rezultatin 0-1, teksa Sllovakia mposhti 2-0 Bosnjën.