Eurostat: Çmimet e larta, 13.5% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor

13.5% e shqiptarëve vetë-deklaruan në vitin 2019 se ata nuk kanë mundësi që të plotësojnë nevojat për ekzaminime shëndetësore, pasi janë shumë të shtrenjta.
Shifrat janë publikuar në sistemin e të dhënave të Eurostat. Pesha është rritur në krahasim me 2017-n, viti i parë që ka raportuan Eurostat për Shqipërinë, kur ky tregues ishte 12.5%. Përqindja më e lartë është në Veri, me 21.3%.