Familja e kërkonte që prej 18 dhjetorit/ I moshuari në Korçë gjendet i vdekur në rrugë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Korçë, ku një i moshuar është gjetur i vdekur në rrugë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, ku një 87-vjeçar është gjetur pajetë në një tokë arë. Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, pasi në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. Nga ana tjetër, policia njofton se i moshuari ishte larguar nga shtëpia që prej datës 18 dhjetor të vitit të kaluar, dhe familjarët e kishin shpallur të humbur.

Trupi i të moshuarit ndodhet në morgun e spitalit, ku pritët të kryhet ekspertiza për të zbardhur të plotë shkakun e vdekjes së tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023. Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.