Klubi i Veronës është përfshirë në një hetim mbi sponsorizimet e marra nëpërmjet faturave false, të lëshuara nga një “kompani letre”. Ky është lajmi që qarkullon dhe sipas të cilit, nëse vërtetohet do të ishim përpara një mashtrimi të madh tatimor me vlerë 10 milionë euro.
Klubi verdheblu ka vënë në dispozicion spontanisht rezultatet e tij të kontabilitetit në lidhje me marrëdhëniet me kompaninë në fjalë, të cilat konsistojnë në marrjen e vetëm tre faturave, që i përkasin me periudhës tatimore të katër viteve.
Mosmarrëveshja, saktësohet më tej gjatë verifikimit, mund të jetë e barabartë me rreth 50,000 euro. Në hetim do të ishin 26 persona për arsye të ndryshme, nga të cilët 22 të përfshirë në kërkime dhe sekuestrime në rajone të ndryshme të Italisë Veriore dhe Qendrore.