Fëmija 5-muajsh shpëtohet nga rrënojat në Gaza, por familja e tij nuk pati të njëjtin fat

Një fëmijë i vogël rreth pesë muajsh është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur që e kanë goditur raketat e forcave ajrore izraelite në Gaza, por 10 anëtarët e familjes së tij e kanë pësuar me jetë në këto bombardime.

Sipas mediave të haaja fëmija është gjetur pranë trupit të pajetë të ëmës së tij, të cilin më pas e kanë dërguar me urgjencë për trajtim në spitalin më të afërt.

Akatualisht Izraeli ka vazhduar me bombardimet në Rripin e Gazës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku goditën një shtëpi në Gazë e si pasojë humbën jetën 10 palestinezë. E si kundërpërgjigje, Hamasi ka filluar granatimin e qyteteve izraelite. Por pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund dhunës, luftimet janë duke vazhduar në atë rajon.