Fermë kanabisi në Berat, shoqërohen në Polici mbi 80 gra që pastronin bimët. Në kërkim pronarët

Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar këtë të enjte në Berat.

Policia ka zbuluar një serë me bimë kanabisi.

Mësohet se janë shoqëruar dhe ndaluar nga policia rreth 80 persona, disa të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa të tjerë janë shoqëruar.

Pjesa më e madhe e të shoqëruarve janë gra, të cilat u kapën duke pastruar kanabisin.

Operacioni u zhvillua nga drejtoria e përgjithshme e Policisë, pas informacionit se në njësinë administrative Kutalli të Beratit ishte kultivuar drogë.

Për shkak të numrit të lartë të të ndaluarve, policia ka përdorur një autobus për transportimin e tyre drejt drejtorisë së Beratit.
Ndërkohë, po punohet për identifikimin e pronarëve të fermës së kanabisit.