Festë kuqezi në Londër, Milani kualifikohet pas 11 vitesh në çerekfinalet e Champions-it

Milani në çerefinalet e Ligës së Kampionëve. Kuqezinjtë e Piolit, kanë eliminuar Totenhemin e Kontes, duke “fluturuar” në fazën pasardhëse të turneut më të rëndësishëm në Europë për klube.Dueli i parë në “San Siro” përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Milanit, ndërsa ky i kthimit, u mbyll me rrjeta të paprekura. Një kualifikim mëse i merituar i kuqezinjve, që shfaqën karakter dhe dëshirë në fushën e lojës. Padyshim që reparti më dinjitoz në duelin e mbrëmjes së sotme, ishte mbrojtja, që nuk lejoi hapësira për vendasit e Totenhemit.Milan rikthehet në çerekfinalet e UEFA Champions League pas 11 vitesh dhe këtë e bënë përsëri ndaj një skuadre londineze, ndaj Totenham, ashtu si në edicionin 2011-2012 ndaj Arsenal.