“Fillimi i lojës do të jetë përcaktues”, Tomas Myler nuhat rrezikun: Na duhen 11 kapitenë ndaj PSG-së

Bajern Mynih do të kërkojë të përmbushë misionin e lënë përgjysmë ndaj PSG-së, pas suksesit në transfertë me shifrat minimale 0-1. Goli i Kingsli Koman i jep avantazh të theksuar bavarezëve, marrë në konsideratë edhe faktin që të besuarit e Nagelsmanit do të luajnë përballë tifozërisë së vet.Tomas Myler në pozitën e futbollistit më të vjetër në gjirin e rekordmenëve gjermanë ka dalë në deklaratë për shtyp, duke analizuar edhe detaje të caktuara, të cilat mund të rezultojnë vendimtare mbi çështjen e kualifikimit.

SKENARI- “Minutat e para dhe qasja e miqëv do të jetë shumë intersante, pasi që në fillim do të kuptohet filozofia e francezëve dhe do na jap panormamë më të qartë se si duhet të reagojmë në kohë. Qëllimi i padiskutueshëm mbete fitorja dhe kulaifikimi në çerkfinale, pavarësisht vështirësisë”, pohonte me nota bindëse Myler.

FAKTORI FUSHË- “Në tempullin tonë kemi kujtime pozitive në vitet e fundit dhe ky element mund të luajë rol të rëndësishëm. Duhet ta pranojmë se suksesi në transfertë na ka dhënë komoditet, por avancimi përtej këtij raundi do të varet nga performanca e sotme. Besoj se ‘Allianz Arena’ do të jetë e tejmbushur dhe ovacionet ndaj nesh nuk do të reshtin. Shpresoj të jetë natë vërtetë magjike dhe në fund të festojmë”, theksonte lojtari më numër 25 në Mynih.

NDALJA E MBAPESË- “Kilië është më të vërtetë i jashtëzakonshëm, por nuk mendoj se trajneri do të fokusohet vetëm te një individ i vetëm. Parisi ka shumë yje në përbërje, çka do të thotë se skemat tona do të kenë bazë kolektivin, si në fazën ndërtuese, ashtu edhe atë shkatërruese”.

PREZENCA E NOJERIT- “Manueli me shumë gjasa do ta shijojë takimin nga tribuna. Çdo lojtar mbart peshë të rëndësishme në sfida kaq delikate. Na nevojiten 11 kapitenë ndaj PSG-së në fushë. Shiriti mbetet nocion subjektiv, por nëse sillen si të tillë, pavarësisht pozicionit dhe detyrave atëherë ia dalim pa problem”, përfundoi Tomasi.