Finalizohet operacioni ‘historik’/ Shkatërrohet super-karteli më i madhi që furnizonte Evropën me kokainë, 49 të arrestuar në dy kontinente. Kapen në Dubai bosët e mëdhenj, sekuestrohen qindra mijëra euro

Një ‘super-kartel’ i madh droge që kontrollonte një të tretën e tregtisë së kokainës në Evropë është shkatërruar nga oficerët e policisë, me 49 arrestime në total, në vende si Franca dhe Dubai.

Operacioni ‘historik’ ndërkombëtar sekuestroi 30 ton kokainë, si dhe supermakina të bandës, vila luksoze si dhe shuma të mëdha parash.