Olimpiko” do të jetë i mbushur për Juve-Inter dhe të ardhurat që pritet të vijnë nga shitja e biletave do të prekin 4.5 milionë eurot. 10% e tyre do të shkojnë në llogaritë e Ligës, ndërkohë që si Juve dhe Interi do të arkëtojnë nga 2 milionë euro.
Por përveç këtyre, skuadrat do të pasurohen edhe më nga finalja. Deri më tani, secila prej tyre ka siguruar rreth 3 milionë euro, ndërkohë që fituesi i finales do të marrë edhe 4.5 milionë, kurse humbësi 2 milionë.
Nuk do të ndalet këtu fitimi, pasi klubi që do të ngrejë trofeun, do të ketë mundësinë të jetë pjesë e finales së Superkupës, vlera për pjesëmarrjen në të cilën shkon 3 milionë euro.
Në total do të jetë 12.5 milionë euro shuma që do të arkëtojë triumfuesi, ndërkohë që përveç zhgënjimit, finalisti tjetër do të kënaqet me “vetëm” 7 milionë euro.