Fiton Reali im”, Ançeloti nuk e kthen në personale me Ksavin: Shkojmë ne në finale

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, doli para mediave në konferencën për shtyp për të analizuar ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës në “Camp Nou”. Reali i Madridit udhëton në Barcelonë me objektivin për të përmbysur humbjen 0-1 në “Bernabeu” gati një muaj më parë nëse dëshiron të shkojë në finalen e kompeticionit.Edhe Ançeloti e di fare mirë dhe pret t’i kthejë reston katalanasve. Jo vetëm kaq, por Ançeloti do të kërkojë të thyejë dhe tersin me Ksavin, i cili e ka mundur tri herë në këtë sezon.

TRI HUMBJE NDAJ KSAVIT… – “Është shumë e vështirë të kemi përballje individuale mes trajnerëve. Shifrat janë aty, por tani i takon Realit të Madridit të fitojë.”

FORMACIONI – “Mundet që të aktivizoj të njëjtën skuadër si në “Klasiken” e kampionatit… por ne gjithashtu duhet të vlerësojmë se kemi bërë mirë në ndeshjet e fundit. Ne nuk e shikojmë rezultatin vetëm kur është pozitiv. Rëndësi ka që ata që do të zbresin në fushë të bëjnë më të mirën dhe të fitojmë takimin dhe të kualifikohemi për në finale”.

SURPRIZA BARCELONËS – “Është e vështirë të ndryshosh sistemin e lojës pasi ke punuar gjatë gjithë vitit me të njëjtin modul. Detajet e vogla janë ato ku mund të befasosh kundërshtarin. Në përgjithësi, një ndryshim sistemi vetëm do t’ju befasojë”.

IDEJA – “Ideja është të mos çmendemi për të shënuar një gol. Duhet të jemi të kompletuar në lojën me top dhe atë pa top. Nuk do të çmendemi, sepse mund të shënosh një gol në minutën e 5-të dhe më pas të pësosh dy. Ideja është të tregohemi të duruar dhe të qetë”.