Napoli ka mposhtur Romën me rezultatin 2-1, në supersfidën e vlefshme për javën e 20-të të Serisë A italiane. Një triumf me aromë titulli ky i skuadrës së Spaletit që e sheh veten +13 pikë nga Interi i vendit të dytë.Golat e Osimhen dhe Simeones, i siguruan 3 pikët e arta napolitanëve, ndërkohë që për Romën, baraspeshën e përkohshme e vendosi El Sharaui. Pavarësisht përpjekjeve dhe sulmeve të rrezikshme, skuadra e Murinjos, nuk arriti të dilte me pikë nga stadiumi “Diego Armando Maradona”.
Kjo ishte fitorja e 17-të në 20 ndeshje për Napolin, që sfidën e radhës do e luajë në transfertë ndaj Specias. Ndërkohë në krahun tjetër për Romën e Murinjos ishte humbja e pestë. Romanët në ndeshjen tjetër do të presin Empolin.FT NAPOLI-ROMA 2-1
17′ Osimhen, 86′ Simeone / 74′ El Sharaui