Reali ka mundur në “Bernabeu” Atletikon e Madridit, me rezultatin 3-1, për të siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.Skuadra e Simeones e nisi mjaft mirë sfidën duke kaluar në avantazh në minutën e 19’ me Alvaro Moratën.
Por në minutën e 79’, ishte Rodrigo i cili me një supergol rivendosi baraspeshën.
Më pas në kohën shtesë, ishin Benzema dhe Vinicius që vulosën fitoren për Realin.REZULTATI:
REAL MADRID 3-1 ATLETIKO MADRID
Rodrigo 79′, Benzema 104′, Vinicius 120′ / Morata 19′