Tomas Tuhel u përpoq të ruante frymën optimiste në ekip, pavarësisht se dëmet në mbrojtje ishin në masë, 2 gola për 3’ kundër një rivali të sapongjitur në Bundesligë, aq më tepër përpara tifozërisë së tyre.
Gabimet prezente që në minutat e para, ndonëse nuk pësuam, e njëjta tablo erdhi edhe në pjesën e dytë. Gjithsesi s’është koha për kritikat. Energjia që prezantuan lojtarët zëvendësues, përcaktues në fitore. E dija se do më nevojitej ekipi më i mirë në fushë për të mposhtur Haidenhaimin.
Rafael Guerreiro shënoi gol të rëndësishëm pas rikthimit. Do të dëshiroja që ta kishim zgjedhur lojën më parë, por fituam dhe t’i gëzohemi edhe këtij skenari. Shpresoj se portugezi do t’i qëndrojë larg dëmtimeve.
E komplimentoj Sanenë, i aftë të bëjë diferencën edhe në situata të vështira. Për sa i përket aktivizimit të Buna Sarr nga fillimi, e pranoj se s’ishte e lehtë për të. E arsyetoj këtë vendim me faktin e lodhjes së prapavijës”, përfundoi trajneri Tomas Tuhel.