Mesfushori i Realit të Madridit, Federiko Valverde, ka komentuar suksesin 0-4 në Barcelonë që i siguroi “los blancos”-ve një vend në finalen e Kupës së Mbretit.Është një kënaqësi e madhe të vish e të fitosh në ‘Camp Nou’ me një rezultat të tillë. Por mua personalisht më vlen fakti që kemi siguruar një vend në finale. Kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer.
Në pjesën e dytë Barcelona na la shumë hapësira që ne i shfrytëzuam si duhet. Benzema është lojtar madhështor, por mendoj se goli i parë i Viniciusit ishte shumë i rëndësishëm. Aty barazuam përballjen e dyfishtë dhe i hapëm rrugë përmbysjes së madhe”, deklaroi Valverde.